Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur i globit. Manjati i Microsoft është zbritur nga froni nga një tjetër manjat i teknologjisë.
Jeff Bezos i Amazon nga kjo e enjte është njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij përllogaritet në 90.6 miliardë dollarë, duke u bërë i pari person që arrin këtë shifër.
Bezos zotëron thuajse një të pestën e aksioneve të Amazon, aksione që të enjten pësuan një rritje prej 1.6 përqind.
Vitet e fundit ai është përqendruar më shumë tek projekti “Blue Origin”, biznesi i raketave hapësinore dhe tek “Washington Post”, tek të cilat është pronar i vetëm.
Rritja e Bezos dhe konfirmimi i Mark Zuckerberg, sipas ekspertëve vërteton edhe njëherë përparësitë e teknologjisë në bursa.
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz