“Vetëm Zoti e di se çfarë po u bën trurit të fëmijëve tanë!”. Ky është alarmi i lëshuar jo nga ndonjë përdorues i rëndomtë i rrjeteve sociale, por nga një person që ka një peshë të madhe në ngritjen e Facebook.
Sean Parker, ish-themelues dhe ish-President i rrjetit më të madh social sot shpërtheu në kritika dhe shprehu shqetësimet në lidhje me ndikimin e platformës tek të rinjtë.
“Në hapat e parë pyetja që i bënim gjithmonë vetes ishte: si t’u konsumojmë sa më shumë kohë dhe t’u tërheqim vazhdimisht vëmendjen përdoruesve? Kjo do të thotë se duhet të shpiknim një platformë që herë pas herë lëshon pak dopaminë përmes aktiviteteve në të, si pëlqimi i një fotoje, statusi, apo bërja e një komenti e kështu me radhë”, thotë Parker.
Parker, që u bë i famshëm në qarqet “hi-tech” me shërbimin e ruajtjes dhe shpërndarjes së të dhënave, Napster është i penduar. Roli i tij në ngritjen e Facebook ka qenë i madh. Në filmin “Social Netëork”, ku Parker luhet nga Justin Timberlake, është ai që prezanton idenë e Mark Zuckerberg përpara investitorëve të fuqishëm.
“Ndihmova në ngritjen e një monstre!”, thotë ai sot.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...