Ish-trajneri i kombëtares së Italisë, Cesare Prandeli, duket se më në fund do të gjejë një punë të re.
Tekniku italian ka pothuajse një vit që nuk drejton asnjë ekip, që nga koha kur është shkarkuar si trajner i ekipit turk të Galatasarayit. Pak ditë më parë, Prandeli ka marrë një ofertë bindëse nga Kina, ku Shanghai Shenhua është klubi që ka treguar interes të veçantë për trajnerin italian.
Stinorët e kaluar, Shanghai Shenhua, ka investuar shumë për të forcuar ekipin, duke blerë dhe sulmuesin Didier Drogba, i cili ka braktisur aventurën 8-vjeçare tek Chelsea. Këtë stinor, ekipi kinez ka një ecuri të dobët, ndaj dhe është shumë larg kreut, që zotërohet nga Guangzhu Evergardi i Felipe Skolarit.
Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Prandeli, për sa i përket ofertës së klubit kinez, por në rast se trajneri italian do të pranojë ofertën, ai do të ketë rastin të punojë në ekip me Tim Kehill, Demba Ba dhe ish-lojtarin e Juventusit Sisoko.
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...