Kur ditëve të fundit në qendër të vëmendjes është se kush do të bëhet trajner te Shkëndijës e Tetovës, këta të fundit para pak çastesh kanë zyrtarizuar largimin e parë në këtë merkato dimërore.
Ardian Limani nuk do të jetë më pjesë e kuqezinjëve, me Shkëndijën që njofton se palët kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.
“Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.
Ardian Limani te Shkëndija erdhi verën e vitit 2023, ndërsa më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur për Dritën e Gjilanit dhe Feronikelin në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje