Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, ka rikthyer në mënyrë befasuese portierin veteran Manuel Neuer në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për Kupën e Botës 2026.
Dyzet vjeçari ishte pensionuar nga kombëtarja në vitin 2024, por tani do të luajë në Botërorin e pestë të karrierës së tij.
Nagelsmann e ka konfirmuar se Neuer do të jetë zgjedhja e parë në portë para Oliver Baumann.
“Të gjithë e dinë aurën dhe cilësinë që ka Manu, si dhe atë që ai i sjell skuadrës. Ne po planifikojmë me të si portierin tonë numër një”, ka deklaruar Nagelsmann gjatë prezantimit të skuadrës në Frankfurt.
Megjithatë, pavarësisht rikthimit të Neuer, shiriti i kapitenit do të mbetet te Joshua Kimmich.
Portieri i Bayern Munich është lojtari i vetëm i mbetur nga skuadra gjermane që e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2014 në Brazil.
Në listën e të grumbulluarve rikthehet edhe Jamal Musiala, i cili kishte munguar në ndeshjet e marsit për shkak të një lëndimi.
Sulmi i Gjermanisë do të ketë shumë lojtarë nga Premier League, përfshirë kampionin e Anglisë me Arsenal, Kai Havertz, mesfushorin Florian Wirtz nga Liverpool dhe Nick Woltemade nga Newcastle United.
Për herë të parë në një turne të madh është ftuar edhe talenti tetëmbëdhjetëvjeçar i Bayern, Lennart Karl.
Nga ana tjetër, Serge Gnabry mungon për shkak të lëndimit, ndërsa jashtë listës kanë mbetur edhe Marc-Andre ter Stegen, Niclas Fullkrug dhe Robert Andrich.
Gjermania do ta zhvillojë ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit ndaj Finlandës më 31 maj, para se të përballet me nikoqirët e turneut, SHBA-në më 6 qershor në Çikago.
Gjermanët bëjnë pjesë në Grupin C së bashku me Curaçao, Bregun e Fildishtë dhe Ekuadorin.
LISTA E LOJTARËVE:
Portierë: Oliver Baumann (Hoffenheim), Manuel Neuer (Bayern Munich), Alexander Nübel (Stuttgart).
Mbrojtës: Waldemar Anton (Borussia Dortmund), Nathaniel Brown (Eintracht Frankfurt), Joshua Kimmich (Bayern Munich), David Raum (RB Leipzig), Antonio Rüdiger (Real Madrid), Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund), Jonathan Tah (Bayern Munich), Malick Thiaw (Newcastle).
Mesfushorë: Nadiem Amiri (Mainz), Leon Goretzka (Bayern Munich), Pascal Groß (Brighton), Jamie Leweling (Stuttgart), Jamal Musiala (Bayern Munich), Felix Nmecha (Borussia Dortmund), Aleksandar Pavlovic (Bayern Munich), Angelo Stiller (Stuttgart), Florian Wirtz (Liverpool).
Sulmues: Maximilian Beier (Borussia Dortmund), Kai Havertz (Arsenal), Lennart Karl (Bayern Munich), Leroy Sané (Galatasaray), Deniz Undav (Stuttgart), Nick Woltemade (Newcastle).
QKUK jep detaje për gjendjen e të riut që u ther me thikë në...
Rama: E bllokojnë Skënderajn si në gjendje lufte, kurse Kurt...
“Po na vonojnë, por Prishtina do të transformohet”, Perparim...
Kritika e Mark Rutte: Shumë vende të NATO nuk ndajnë fonde t...
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...