Malisheva ka zyrtarizuar sot emërimin e Sami Borocit si Drejtorin e ri Sportiv të klubit, në një hap të madh për të forcuar kapacitetet organizative dhe për të vazhduar zhvillimin në drejtimin e duhur.
Boroci, një figurë me përvojë të gjatë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, njihet për përkushtimin dhe vizionin e tij në futboll.
“Ai është gjithashtu një nga themeluesit e KF Prishtina e Re, klub të cilin e ka drejtuar për pesë vite – nga dita e parë, deri në inkuadrimin në Superligën e Kosovës”.
“Për Malishevën, ky nuk është vetëm një ndryshim në strukturë, por një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes që synojnë. Klubi ka theksuar se me përvojën dhe pasionin e Borocit, Malisheva është e bindur se do të arrijë suksese të reja, duke ndjekur objektivat e vendosura dhe duke fuqizuar frymën e bashkëpunimit që gjithmonë ka karakterizuar klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Me këtë emërim, Malisheva po hedh themelet për një sezon të fortë dhe të suksesshëm, duke i dhënë rëndësi qartë zhvillimit të futbollit në të gjitha nivelet. /Telegrafi/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...