Talenti i Liverpoolit, Rio Ngumoha ka nënshkruar kontratën e tij të parë si futbollist profesionist.
Ai ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare e cila e mban të lidhur me klubin deri më 2028, shkruan Arbresh.info.
Sulmuesi premtues Ngumoha, i cili iu bashkua Akademisë së Liverpoolit në shtator të vitit 2024 pas një periudhe te Chelsea, ka bërë tashmë pesë paraqitje me ekipin e parë të “Reds”.
Ndeshja e fundit e tij ishte fitorja 2-1 ndaj Southamptonit në Carabao Cup të martën. 19-vjeçari i Anglisë U19 shkroi historinë muajin e kaluar, kur në debutimin e tij në Premier League shënoi golin vendimtar në minutën e 100-të në triumfin 3-2 kundër Newcastle United.
Vetëm pak javë më vonë, ai debutoi edhe në arenën evropiane duke hyrë nga stoli në fitoren e Liverpoolit ndaj Atletico Madridit në Champions League, në Anfield.
Gjatë sezonit 2024/25, Ngumoha ka përfaqësuar Liverpoolin në U18, U19 dhe U21, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në janar, në ndeshjen e FA Cup kundër Accrington Stanley, nën drejtimin e trajnerit Arne Slot./Arbresh.info
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...