Prishtina edhe zyrtarisht ka njoftuar për shkëputje të bashkëpunimit me tre futbollistët e njohur.
Bëhet fjalë për Sabijen Lilaj, Xhevdet Shabani dhe Sodiq Atanda të cilët largohen nga kryeqytetasit me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Olle.
Lilaj erdhi në vitin 2020 te bardhekaltrit, ku edhe e fitoi titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.
Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, u paraqit në 25 ndeshje me Prishtinën dhe realizoi tre gola.
‘Rrapa’, mesfushori me tipare sulmuese erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”.
Mbi 61% të votave të numëruar, LVV e para bindshëm me 50.24%
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme