FC Prishtina ka konfirmuar se Armend Dallku “ka varë këpucët në gozhdë”.
Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se kapiteni i tyre zyrtarisht është pensionuar nga futbolli profesional, shkruan portali arbresh.info.
“Dua që t’i falënderoj të gjithë në klub, bashkëlojtarët, të gjithë trajnerët nga fillimi e deri te udhëheqja e klubit e posaçërisht punëtorët e klubit që gjithmonë kanë qëndruar afër lojtarëve në problemet e ndryshme e që kanë qenë të shumta e të mëdha e që publiku nuk i ka ditur dhe si çdo klub tjetër i kemi mbajtur larg syve dhe kjo qenë ndër meritat kryesore të brendësisë së një klubi”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të klubit pasi fillimisht njoftoi se kishte dashur pensionimin tri vite më parë.
Dallku ka bërë mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë, 151 prej tyre në fanellën e FC Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009)
Ai ka qenë pjesë e Elbasanit, Shqipërisë U21 dhe Vorsklas së Ukrainës./arbresh.info/
Deklarata e plotë e Armend Dallkut në https://t.co/gzp3VH7wzD? pic.twitter.com/CpAMCCtPRE
— FCPrishtina (@FC_Prishtina) July 18, 2019
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...