
Albin Kurti
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Geci, gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për ish-presidentitn e Kosovës Hashim Thaçin.
Geci kisht thënë ëse Thaçin do ta ndjek fati i Naim Murselit, i cili u dënua sot me burgim të përjetshëm.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, kishte deklaruar Geci mes të tjerash.
Për këtë deklaratë skandaloze të deputetit Geci është pyetur shefi i ekzekutivit dhe njëherësh kryetari i VV’së, Alblin Kurti.
“Tashmë kjo ka ndodhur nga kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, që është gjykatë jonormale, ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ndërkaq në anën tjetër, ju ishit dëshmitarë që kryetarja e Kuvendit, ia tërhoqi vërejtjen, ia ndërpreu fjalën deputetit, edhe për shkak të gjuhës dhe komentit. Unë jam vetë kryetar i VV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikënd që i përket tjetër kujt”, tha Kurti.
Kurti tutje ka thënë se “Ndërkaq në anën tjetër kryetarja e Kuvendit e cila njëkohësisht është edhe ushtruese e presidentes, Albulena Haxhiu ia tërhoqi vrejtjën, ia ndërprehu fjalën deputetit edhë për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri. Unë jam vetë kryetar i VV-së, dhe vetëm kryeministër i Kosovës. Nuk jam kryetar i naj komisioni disiplinor, aq më pak për dikënd që i përket tjetër kujt””
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...