Paulinho është larguar nga Barcelona për rikthim te Super Liga e Kinës në Guangzhou Evergrande.
Reprezentuesi brazilian ishte startues te skuadra e Tites në Kampionatin Botëror dhe kishte një sezon mjaftë të mirë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori ka nënshkruar me Guangzhou Evergrande, klub ku ka bërë 63 paraqitje në ligë gjatë viteve 2015 – 2017 pas largimit nga Tottenhami tri viteve më parë.
Paulinho ishte pjesë e tre golashënuesve më të mirë te klubi në Camp Nou sezonin e kaluar duke qëndruar me nëntë gola të shënuara pas Lionel Messit dhe Luis Suarezit.
29-vjeçari iu bashkua skuadrës kineze në një marrëveshje në formë huazimi për një sezon./arbresh.info/
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...