LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sabotim, abuzim dhe peng kushtetues

22:53 | 27 Prill 2026
R J

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ashpër pas seancës së thirrur për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues.

Në një komunikatë për media, LDK ka vlerësuar se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe të vetë shtetit.

“Sonte, në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm.Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale.” thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale