Portieri i Arsenal dhe një nga emrat më të rëndësishëm të kombëtares spanjolle, David Raya, ka bërë një deklaratë të papritur që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive.
Në një intervistë për emisionin “Universo Valdano”, me legjendën Jorge Valdano, portieri 30-vjeçar foli hapur për rrugëtimin e tij dhe për një vendim që i ndryshoi jetën.
Raya pranoi se, nëse nuk do të kishte emigruar në Angli në moshën 16-vjeçare, karriera e tij do të kishte marrë një drejtim krejt tjetër.
“Po të kisha qëndruar në Spanjë? Mendoj se do të isha duke punuar në profesionin familjar. Besoj se po”, u shpreh ai, duke habitur edhe vetë Valdanon.
Familja e tij merret me argjendari, dhe sipas Rayas, kjo do të kishte qenë rruga e tij nëse nuk do të kishte marrë guximin për t’u larguar herët nga vendlindja.
Portieri kujtoi fillimet e tij te Blackburn Rovers, ku debutoi në moshën 19-vjeçare, duke e cilësuar atë eksperiencë si një “fillim nga e para”.
“Po të kisha qëndruar në Spanjë, do ta kisha pasur shumë më të vështirë të arrija nivelin ku jam sot”, theksoi ai.
Raya shtoi se eksperienca në Angli nuk i ka ndihmuar vetëm në aspektin profesional, por edhe në atë personal.
“Ajo që kam përjetuar këtu – pjekuria, mësimi – jo vetëm si futbollist, por edhe si njeri, në Spanjë nuk do ta kisha përjetuar. Ndoshta do të isha një person tjetër sot”, u shpreh ai.
Aktualisht, Raya konsiderohet një nga portierët më të mirë në botë dhe një zgjedhje e sigurt për trajnerin Luis de la Fuente në kombëtaren e Spanjës, me shumë gjasa edhe për Kupën e Botës e ardhshëm.
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...
Premier League i refuzon kërkesën Manchester Cityt, Guardiol...
Kurti pyetet për propozimin e mundshëm të Vjosa Osmanit për ...