PSG është nikoqir i Bayern Munich në “Parkun e Princave” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Para media ka dal anësori gjeorgjian i Parisit, Khvicha Kvaratskhelia i cili ka folur rreth ndeshjes së nesërme, shkruan Arbresh.info
Kvaratskhelia ka theksuar se Parisi synon fitore ndaj Bayernit.
“Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe arsyeja pse ndihem kështu është falë ekipit. Kemi bërë gjëra fantastike së bashku dhe unë jam pjesë e atij ekipi”, tha ai.
Ai ka kujtuar edhe përballjen e PSG-së me Bayernin në fazën e ligës të këtij edicioni.
“Më kujtohet ajo ndeshje, nuk ishim aq të mirë sa ata, kishte edhe lëndime. Në pjesën e dytë, treguam se ishim të aftë për çdo gjë dhe për t’i mposhtur, por nuk arritëm të shënonim mjaftueshëm”, u shpreh ndër të tjera Kvaratskhelia.
Ndeshja mes PSG dhe Bayern luhet me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit