Ylli i Ajaxit, Dillon Hoogewerf ka nënshkruar për Manchester United.
Sulmuesi njoftoi për transferimin e tij me anë të një postimi në Instagram pasi kishte refuzuar kontratën profesionale nga skuadra në Amsterdam, transmeton portali arbresh.info.
Holandezi kishte refuzuar ofertën e shtruar nga kampioni në Amsterdam duke detyruar kreun e të rinjve Said Ouaali të pranoj që lojtari do të largohet për një klub të huaj.
https://www.instagram.com/p/ByK_qfUFpZl/?utm_source=ig_embed
“Djajtë e Kuq” kanë pasur sukses duke siguruar shërbimet e 16-vjeçarit të talentuar që tani është nisur për në Old Trafford ndërkohë që ka njoftuar në Instagram për këtë lëvizje.
Një videon e publikuar, Hoogewerf shihet duke transformuar fanellën e tij të Ajaxit në fanellë të United.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar gjashtë asistime te skuadra holandeze sezonin e kaluar./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...