Kosovari me nënshtetësi belge Adnan Januzaj i është bashkuar, në formë huazimi, klubit gjerman Borussia Dortmund.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Januzaj, në llogarinë e tij në Twitter, transmeton arbresh.info
Januzaj ishte pjesë e Manchester United, ku traneri Louis Van Gaal, ishte i gatshëm të dërgojë si të huazuar Januzajin tek klubi gjerman në mënyrë që kosovari të kalojë më shumë kohë në fushë.
Januzaj ka shënuar golin e parë këtë sezon kundër Villas të premten e kaluar. Pavarësisht kësaj, Louis Van Gaal nuk mori parasysh golin që i shënoi fitoren klubit, ndonëse shumica e etiketojnë sulmuesin si njëri nga lojtarët e rinj më të talentuar./arbresh.info
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...
Presidenti i Këshillit Europian nesër në Kosovë, pritet nga ...
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimi...
Kancelari gjerman thirrje për një BE më vetëbesuese: Tregu y...