Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër me rastin e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës të Presidentit të Këshillit të Evropës, António Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.
Sipas njoftimit, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut.
“Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë.”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve.
Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë Republikën e Kosovës.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?
OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po godet zinxhirët e furnizimi...
Vizita e António Costas në Kosovë, Policia paralajmëron ndër...
Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e ...