Futbollisti i Prishtinës, Hamdi Namani është transferuar tek Gjilani në formë huazimi.
Lajmi u bë i ditur nga klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai iu bashkua ‘Skifterave’ deri në fund të këtij sezoni.
Namani gjatë gjysmës së parë të kampionatit, ka regjistruar 21 paraqitje për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe 4 ndeshje në kompeticionet evropiane. Ai kontribuoi me 3 gola dhe 1 asistim.
Më parë ai ka luajtur edhe për Llapin e Dritën./Arbresh.info
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...