Edon Zhegrova edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me klubin belg Genk dhe i është bashkuar Baselit në Zvicër.
Genku njoftoi përmes një postimi në faqen e vet zyrtare se ka arritur marrëveshje me Baselin për transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.
Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës i bashkohet Baselit si lojtar u huazuar për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund.
“Genk ka arritur marrëveshje me klubin zvicern FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e huazon Zhegrovën për një sezon e gjysmë, em opsion për ta blerë”, thuhet në njoftimin e klubit belg.
Duke i uruar fat, Genku thotë se Zhegorva kalon në kampionatin zvicern për të gjetur më shumë mundësi për të luajtur, të cilat i kanë munguar në Belgjikë.
Në 27 ndeshje zyrtare për belgët, anësori kosovar, i cili mund të luajë në të dy krahët e sulmit, i ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste.
Ai iu bashkua Genkut nga St. Truiden Res në vitin 2017 dhe tani do ta bartë fanellën e Baselit.
Gjatë këtij afati kalimtar është raportuar se për shërbimet e talentit kosovar kishin shprehur interesim edhe klube të mëdha si Barcelona, Milan dhe Lazio.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...