Borussia Dortmund ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Nuri Sahin pas rezultateve zhgënjyese këtë edicion.
Pas humbjes shokuese me rezultat 2-1 të së martës nga Bologna në Ligën e Kampionëve, seria e Dortmund shkoi në katër humbje radhazi në të gjitha garat.
Këto rezultate zhgënjyese kanë bërë që drejtuesit e klubit gjerman të marrin vendim për shkarkimin e trajnerin Sahin.
“Borussia Dortmund ka liruar trajnerin Nuri Sahin me efekt të menjëhershëm pas një analize të brendshme të zhvillimeve të fundit sportive”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.
Ndryshe, Sahin largohet nga klubi pak më shumë se gjysmë viti pasi u emërua për të zëvendësuar Edin Terzicin si trajner i ri.
Klubi gjerman tha se së shpejti do të njoftojë se kush do të jetë në krye për ndeshjen e kësaj jave në ligë kundër Ëerder Bremenit. /Telegrafi/
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...