Roma e ka konfirmuar angazhimin e Eusebio Di Francescos në postin e trajnerit. Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Giallorossët.
Luciano Spalletti vendosi të largohej pas 18 muajsh në krye të skuadrës (në rikthimin e tij), për ta vazhduar karrierën te Interi.
Ndërsa është pritur që trajneri i deritanishëm i Sassuolos ta merrte drejtimin e klubit kryeqytetas., transmeton telegrafi
Si një ish lojtar i Romës, Di Francesco u përmend menjëherë si një favorit për postin e trajnerit. Dhe të martën pasdite është arritur marrëveshja për angazhimin e tij.
47-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila është valide deri në verën e vitit 2019.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Roma, ta drejtoj skuadrën që gjithmonë ka pasur rëndësi të madhe për mua”, është shprehur trajneri i ri.
Di Francesco ka luajtur për Giallorossët gjatë viteve 1997-2001 dhe ishte pjesë e ekipit që e fitoi Scudetton në sezonin 2000/2001.
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...