Dani Alves i ka përshëndetur tifozët e Juventusit derisa është duke u përgatitur për transferim te Manchester City, por ka theksuar se nuk luan futboll për të holla duke i kërkuar tifozëve falje nëse i ka ofenduar ata.
Drejtori i “Bianconerëve”, Beppe Moratta ka konfirmuar tashmë se kontrata është ndërprerë me pëlqim të ndërsjellët, pasi braziliani ka kërkuar për një eksperiencë të re, transmeton portali arbresh.info.
Ai do të bashkohet me ish trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, te Manchester City.
“Dua t’i falënderojë të gjithë tifozët e Juventusit, dua t’i falënderoj bashkëlojtarët e mi për mirëpritjen e tyre ndaj meje si profesionistë të vërtetë siç janë dhe klubin për ato fitore dhe lojën në finale”, shkroi Dani Alves në Instagram duke përdorur gjuhën spanjolle.
“I kërkoj falje tifozëve të Juventusit nëse mund të kem bërë diçka që i ka ofenduar ata. Ky nuk ishte asnjëherë qëllimi im”
“Unë nuk luaj futboll për të holla. Luaj futboll sepse më pëlqen ky profesional dhe ata që janë pjesë e kësaj. Do ua lë juve për të gjykuar atë që kam bërë.
“E dua futbollin dhe parat nuk do të ndryshojnë asnjëherë vendin tim”./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BV2nx6Dgl5I/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...