Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pranuar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij dhe KKSH-së, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në një aktivitet përkujtimor.
Për këtë, ka njoftuar vet Rexhepi.
“Sot kam pranuar procedurë kundërvajtje ndaj meje dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor në nderim të Jonuz Musliut. Flamuri ynë nuk është provokim, por është identitet dhe dinjitet. Përdorimi i tij në një aktivitet përkujtimor është i natyrshëm dhe legjitim.”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se kjo është hera e tretë që thirret për të njëjtën gjë.
“Ndërsa institucioni që përfaqësoj përballet për herë të dymbëdhjetë për flamurin tonë. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të drejtën tonë për të përdorur simbolet kombëtare, me dashuri dhe vendosmëri.”, ka thënë Rexhepi.
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...