Chelsea ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me talentin e skuadrës, Tino Anjorin.
18-vjeçari debutoi këtë vit me skuadrën seniore në ndeshjen e Carabao Cup kundër Grimsby Town.
Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i skuadrës së dytë të Chelsea dhe kjo ka bindur trajnerin Frank Lampard t’i jap atij një kontratë pesë-vjeçare, përcjell lajmi.net.
“Është një ndjenjë e shkëlqyeshme”, i tha ai faqes zyrtare të Chelseat pasi nënshkroi marrëveshjen e re. ‘’Unë kam qenë në klub që kur kam qenë gjashtë vjeç, kështu që të shkoj në këtë fazë dhe pastaj të më ofrohet një kontratë tjetër pesë-vjeçare në krye të kësaj është e mahnitshme”.
“Nuk kisha asnjë hezitim, por ta nënshkruaja menjëherë, sepse të luaja për klubin për të cilin gjithmonë ëndërroja është vërtet e veçantë për mua”.
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...