Zyrtare: Çekia një talnet më pak në ndeshjen me Kosovën

23:19 | 4 Nëntor 2019

Patrik Schick nuk do të luajë kundër Kosovës me 14 nëntor, ai do të mungojë edhe kundër Bullgarisë, sfida të vlefshme për kualifikueset ‘Euro 2020’

10 ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Çekinë në kualifikimet për Euro 2020, Kosova ka marrë një lajm tejet të mirë.

Sulmuesi i saj më i rrezikshëm, Patrik Schick, nuk do të jetë i gatshëm për sfidën që do të zhvillohet me14 nëntor.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i RB Leipzig, Markus Krösche.

“Shëndeti është mbi të gjitha. Ai nuk është i gatshëm, kështu që nuk mund të thirret”, tha Krösche kur u pyet për një ftesë të mundshme nga Çekia për ndeshjet me Kosovën dhe Bullgarinë.

Drejtori sportiv i RB Leipzig ka insistuar se “nuk duhet rrezikuar me lojtarin”.

Kështu, futbollisti që i kishte shënuar Kosovës në takimin e parë, edhe zyrtarisht s’do të luajë tani kundër “Dardanëve”, një motiv shtesë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Euro 2020. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara