Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi do ta vazhdojë karrierën në futbollin gjerman te skuadra nga Bundesliga 3, SV Sandhausen.
Halimi ka ndryshuar ambient, por jo edhe kampionat pasi do të vazhdojë karrierën në nivelin e tretë të futbollit gjerman.

Reprezentuesi i Kosovës ka kompletuar sot (e martë) kalimin nga Hallescher FC te SV Sandhausen, klub ku ka luajtur edhe në të kaluarën.
Është vet faqja zyrtare e klubit gjerman që ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Halimin, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Kthemi perfekt: Besar Halimi vjen në Hardwood”, shkruan shkurtimisht në postimin e SV Sandhausen.
View this post on Instagram
Me nënshkrimin është ndarë i lumtur edhe Halimi, i cili ka zhvilluar 32 ndeshjet me fanellën e Kosovës.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu në Hardtëald. Kam pasur shumë biseda pozitive me përgjegjësit dhe mezi pres që të luaj përsëri për SVS”, ka thënë Halimi pas nënshkrimit të kontratës. /Telegrafi/
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...