Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, ka dhënë një përditësim shqetësues në lidhje me dëmtimin e muskulit të kofshës së pasme të Cristiano Ronaldos.
Sulmuesi portugez e pësoi dëmtimin gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha fundjavën e kaluar dhe duket se ky lëndim nuk është edhe aq i lehtë.
Është vet trajneri i klubit saudit, Jesus, i cili ka treguar situatën e dëmtimit të sulmuesit portugez.
“Pas analizave, pamë se dëmtimi i pësuar nga Cristiano Ronaldo ishte më serioz nga sa pritej”, ka thënë fillimisht Jesus.
“Cristiano tani do të udhëtojë për në Spanjë, si lojtarët e tjerë që shkuan për trajtim kur u lënduan”.
“Lëndimi i tij kërkoi trajtim në Madrid me terapistin e tij personal dhe shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të ndihmojë ekipin”, përfundoi trajneri i Al Nassr.
Afati i saktë kohor i rikuperimit nuk është zbuluar, gjë që ngre dyshime mbi shanset e tij për të luajtur në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...