Aubameyang është përfundimisht një lojtar i Arsenalit.
Gjiganti londinez ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger ka siguruar nënshkrimin me 28-vjeçarit që i bashkohet “Topçinjve” nga Borussia Dortmundi për një kontratë afatgjate dhe tarifë rekorde.
Aubameyang vlerësohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai ka shënuar 98 gola brenda 144 paraqitjeve për Dortmundit në Bundesliga.
Detajet e kontratës si dhe tarifa e transferimit nuk janë zbuluar ende, por besohet se Arsenali ka paguar 55 milionë funta për transferimin e tij./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/958659406224379904
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...