Basketbollisti, Arti Hajdari e ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e KB Pejës.
Hajadari ka thënë se pavarësisht dëshirës për të qëndruar, nuk u arrit marrëveshja.
“Tani me dhimbje te madhe dhe emocione te pa shpjegueshme, njoftoj se kam ndare rrugët me klubin e Pejës, sepse me gjithë përpjekjet dhe dëshirën time te madhe, nuk kemi gjetur rruge te përbashkët për te vazhduar me tutje, duke mos besuar qe qendrojme aq larg me mendime. Por keshtu e ka jeta dhe profesionalizmi. Basketbolli eshte i tille dhe karrieria ime ka rendesi te madhe per zhvillimin dhe te arriturat e mija”, ka shkruar ai.
30-vjeçari gjithashtu ka falënderuar tifozët dhe bordin e klubit për të gjitha që kaluan në sezonin e fundit./Arbresh.info/
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...