Arsenali ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin Martín Zubimendi si përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm. Spanjolli i është bashkuar klubit londinez nga Real Sociedad, duke nënshkruar një kontratë afatgjatë.
Transferimi i Zubimendit i ka kushtuar Arsenalit rreth 64-65 milionë euro, një shumë që do të paguhet në këste sipas marrëveshjes mes dy klubeve.
Zubimendi është një nga mesfushorët më të kompletuar të La Ligës në vitet e fundit dhe shihet si një përforcim kyç në projektin e Mikel Artetës.
“Ky është një moment i madh në karrierën time. Është lëvizja që kërkoja dhe që doja ta bëja. Sapo shkel këtu, e kupton sa i madh është ky klub dhe kjo skuadër.”
“I kam vënë syrin Arsenalit sepse stili i tyre i lojës më përshtatet mua. Ata kanë treguar potencialin e tyre kohët e fundit dhe më e mira ende nuk ka ardhur”, ka deklaruar mesfushori spanjoll.
Zubimendi do t’i bashkohet menjëherë përgatitjeve parasezonale të skuadrës dhe pritet të jetë një pjesë kyçe në mesin e fushës, përkrah lojtarëve si Declan Rice dhe Martin Odegaard. /Telegrafi/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë