SC Gjilani ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri që do të fillojë pas një jave.
Gjilani ka njoftuar se e ka transferuar portierin Arion Ymerin.
Ymeri me gjilanasit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Këtë e ka bërë të ditur Gjilani nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me portierin, Arion Ymeri. Marrëveshja e klubit tonë me futbollistin Ymeri, është e vlefshme për dy edicionet e radhës. Ymeri në skuadrën tonë vie pas disa sezoneve të kaluara në KF Drenica nga Skënderaj. Të gjithë në klub i urojmë mirëseardhje Arion Ymerit, duke i dëshiruar sukses në synimet e vendosura së bashku me klubin”, thuhet në njoftimin e plotë të Gjilanit.
Ymeri deri më tash ka qenë pjesë e Drenicës. /Zeri.info
Kurti i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit për takim m...
Tragjedia me rreth 300 të vdekur/ OKB: Rusia fajtore për rrë...
Yamal: Ndoshta ekipet e tjera kanë frikë nga Real Madridi, p...
Costa nesër në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin
Tirana pret 55 liderë evropianë më 16 maj, zbardhet axhenda
PS shkroi historinë, mandati i katërt qeverisës/ DW: E papre...