Zvicra U21 e nis për mrekulli Kampionatin Evropian, fiton ndaj Anglisë

17:53 | 25 Mars 2021

Përfaqësuesja e Zvicrës U21 e ka nisur mbarë Kampionatin Evropian për këto grupmosha.

Helvetikët kanë marrë fitoren e parë, teksa kanë mposhtur Kombëtaren e Anglisë me rezultat minimal 0-1.

Tre futbollistë shqiptarë e kanë nisur nga minuta e parë këtë takim, të cilët ishin në formacionin startues të Zvicrës.

Bastien Toma dhe Toni Domgjoni ishin në mesfushë, derisa Andi Zeqiri në krye të sulmit.

Ndërkohë në minutën e 66-të u inkuadrua në lojë edhe Kastriot Imeri, ku rezultoi zëvendësim shumë i qëlluar.

Mesfushori i Servettes ishte asistues në golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga sulmuesi i Nice, Dan Ndoye.

Pas një ndeshje të zhvilluar, Zvicra zë vendin e parë në Grupin D me tri pikë, ku në këtë grup bën pjesë edhe Kroacia U21 dhe Portugalia U21. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara