Vendimi i Manchester United për të liruar yllin Zlatan Ibrahimovic nuk erdhi si një befasi e madhe për tifozët.
Ibrahimovic shijoi një sezon të shkëlqyer debutues, por 35-vjeçari dhe “Djajtë e Kuq” i kanë ndarë rrugët këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Alvaro Morata pritet të arrijë në Angli të hënën dhe Andrea Belotti mund të transferohet menjëherë pas tij.
Zlatan Ibrahimovic vazhdon rehabilitimin e tij në Carrington pas dëmtimit të ligamenteve në gjysmëfinale të Evropa Ligës kundër Anderlechtit. Kjo ka ngjallur thashetheme rreth një marrëveshje kur ai të jetë plotësisht në gjendje të mirë.
Por, ‘Marca’ pretendon që Ibrahimovic ka rënë dakord t’i bashkohet klubit të tij të ardhshëm në muajin mars.
Gazeta spanjolle raporton që Ibrahimovic ka vendosur të transferohet në La Galaxy./arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...