Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka pranuar se ka diskutuar me klubin për shitjen e mbrojtësit Achraf Hakimi-t.
Hakimi ka kaluar dy sezone huazim te Borussia Dortmund, ndërsa dje nënshkroi kontratë me Inter-in, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez ka thënë se ka dy anë që ishin konsideruar për marokun, ajo sportive dhe ekonomike.

“Hakimi është i joni, por gjithçka mund të ndodh në këtë pikë. Kishte sezon të mirë, por në këtë klub duhet konsideruar dy anët, ekonomike dhe sportive”.
“Tash nuk është koha të flasim për të. Gjërat kanë ndodhur shpejtë, por jam i sigurt për gjërat sportive”.
“Jam i interesuar për situatën e Achraf-it, por është diçka që klubi duhet të vendos. Aty është klubi, lojtari dhe trajneri i përfshirë. Vendimet janë marrë dhe kjo është e gjitha”, theksoi tutje ai.
Inter për Hakimi-n do paguajë 40 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse./arbresh.info.
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...