Ylli kosovar Edon Zhegrova ka lënë pas zhgënjimin e mesjavës dhe është rikthyer në skenë me një paraqitje vendimtare në barazimin spektakolar 3:3 të Juventus ndaj Romës.
Pas eliminimit të dhimbshëm nga Galatasaray në “play-off”-in e Ligës së Kampionëve, sulmuesi kosovar reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
I inkuadruar nga trajneri Luciano Spalletti në pjesën e dytë, Zhegrova ndryshoi ritmin e lojës në momentin kur “Bianconerët” ishin në disavantazh 1:3.
26-vjeçari u përfshi drejtpërdrejt në dy golat e fundit të Juventusit, duke ndihmuar skuadrën të rikthehej dhe të siguronte një pikë të rëndësishme me rezultatin përfundimtar 3:3.
Pas ndeshjes, ylli i Kombëtares së Kosovës nuk e fshehu entuziazmin për kontributin e tij.
“Zhegrova në jetën reale. E adhuroj këtë skuadër. E adhuroj këtë futboll. Forca Juve gjithmonë”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, duke dëshmuar përkushtimin dhe dashurinë ndaj ekipit.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale