Braziliani Neymar është rikthyer të mërkurën në stërvitje te Paris Saint Germain, pas shumë zhurmave në muajt e fundit dhe dëshirës së tij për tu larguar.
Ai erdhi një ditë pasi PSG në drejtimin e gjermanit Thomas Tuchel fitoi ndaj Dynamo Dresden me rezultatin 6-1.
Të hënë Neymar kishte filluar përgatitjet, por i veçuar, ndërsa të mërkurën është kthyer me grupin dhe këtë e ka konfirmuar ai vet me disa foto.
https://twitter.com/NeymarJrSite/status/1151573925320634369
Neymar shihet i reklasuar dhe me të qeshura nën shoqërinë e yllit tjetër të PSG, Kylian Mbappe. E ardhmja e lojtarit është ende në dyshim, ku Barcelona po provon që ka kthejë në klub.
Në valle janë futur edhe klube si Real Madrid dhe Juventus së fundmi.
Ai ende nuk dihet se a do të marr pjesë në turin që do të mbahet në Kinë, duke nisur nga data 24 korrik.
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...