Lista me pagat e plota të luftëtarëve të UFC-së në 2020 është publikuar nga ”mmabreakdoën” dhe kryesohet nga disa emra befasues.
Ishte një vit turbulent për UFC-në e Dana ëhite, i cili ishte sporti i parë që rifilloi pas karantinës për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ka qenë në aksion të vazhdueshëm që nga atëherë, transmeton Periskopi.
Nga mbrojtja e titullit e Israel Adesanya dy herë te triumfi i Khabibit kundër Justin Gaethje dhe pastaj pensionimi sensacional me një bilanc 29-0. sporti ka përjetuar disa momente të jashtëzakonshme.
Dhe nuk është aspak befasi fakti që Khabib është fituesi më i madh në UFC, teksa ka fituar plot 6 milionë dollarë në vitin 2020.
Nën rusin është Conor McGregor, i cili befasisht u pasurua me 3 milionë, pavarësisht se zhvilloi vetëm një luftë që nga tetori i vitit 2018.
Irlandezi gjithashtu ishte fituesi më i madh që nuk është kampion i vitit.
Shikoni më poshtë listën me 25 më të paguarit për vitin 2020 në UFC:
1, Khabib Nurmagomedov, $6,090,000
2, Conor McGregor, $3,060,000
3, Junior dos Santos, $1,560,000
4, Israel Adesanya, $1,230,000
5, Justin Gaethje, $920,000
6, Jose Aldo, $900,000
7, Deiveson Figueiredo, $875,000
8, Anthony Pettis, $855,000
9, Alistair Overeem, $830,000
10, Stipe Miocic, $790,000
11, Dominick Reyes, $760,000
12, Robert Whittaker, $745,000
13, Marcin Tybura, $701,000
14, Andrei Arlovski, $695,000
15, Tony Ferguson, $695,000
16, Donald Cerrone, $660,000
17, Kamaru Usman, $640,000
18, Anderson Silva, $620,000
18, Derrick Lewis, $620,000
20, Anthony Smith, $615,000
21, Jan Blachowicz, $590,000
22, Jim Miller, $583,000
23, Charles Oliveira, $557,200
24, Kevin Holland, $553,000
25, Glover Teixeira, $550,000
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...