‘El Mundo’ ka publikuar sot një artikull shumë interesant që në një formë shpjegon pse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi.
Gazeta e lartpërmendur spanjolle vendos gishtin drejt super agjentit Jorge Mende duke pretenduar se është ky personi që ka orkestruar të gjithë këtë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian
Ish klienti i tij, Falcao ka akuzuar Mendesin për krijimin e të gjithë këtij sistemi të mashtrimit. Sulmuesi i Monacos është duke luftuar evazionin e tij fiskal në Spanjë tani. Mendes është thirrur gjithashtu në gjykatë.
Falcao është duke u akuzuar se ka fshehur 5.6 milionë euro të të ardhura që ka fituar nga të drejtat e imazhit. Ronaldo është duke u akuzuar për fshehjen e 14.6 milionë eurove nga të ardhurat që vijnë nga imazhi i tij. Pepe, një tjetër klient i Mendes, është duke u akuzuar për të njëjtin krim.
Mendes reprezenton Fabio Coentraon dhe James Rodriguezin gjithashtu. Të dy lojtarët pritet të largohen nga Real Madridi këtë verë.
‘El Mundo’ thotë se Mendes është duke orkestruar të gjitha këto transferime larg nga Madridi. Ai ka vendosur fajin te klubi dhe autoritetet spanjolle për të lënë anash rolin e tij në këtë absurditet.
Pasi të gjithë klientët e tij i janë bashkuar Ronaldos për largim nga Real Madridi, ai ka vendosur për të bindur sulmuesin portugez të largohet nga ‘Los Blancos’ me frikën që ai mund të lë në baltë atë ashtu siç bëri Falcao./arbresh.info

Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...