Vetëm disa javë pasi komunikoi lamtumirën e tij nga kombëtarja shqiptare, Migjen Basha konfirmoi edhe largimin nga Arisi i Selanikut.
Mesfushori shqiptar edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën greke, ditën e martë zyrtarizoi pirshjen me konsensus të marrëveshjes duke u shndërruar në një lojtar të lirë në treg.
Fillimisht u aludua për një kalim të mundshëm te Tirana por ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë pasi e ardhmja e Bashës do të jetë në një tjetër kontinent. Sipas mediave të huaja ish-mesfushori i Torinos do të transferohet te Melbourne Victory në kampionatin austrialian aty ku ka lënë gjurmë një tjetër futbollist shqiptar pikërisht Besart Berisha i cili për momentin është gjithashtu lojtar i lirë si Basha dhe është në kërkim të një skuadre të re në Australi.
Fakti që 33-vjeçari është shumë pranë transferimit në një kontinet të largët si Australia ka ndikuar edhe në zgjedhjen e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare pasi udhëtimet Australi-Shqipëri do t’i merrnin shumë kohë dhe do të rezultonin shumë të lodhshme për Migjenin. /SS/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...