Golden Eagle Ylli ka njoftuar transferimin e basketbollistit të njohur, Larry Thomas.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Basketbollisti është emër i njohur për opinion sportiv në Kosovë pasi më parë ka bërë karrierë tek Peja dhe Trepça.
Me pejanët luajti afro dy sezone, ku edhe u shpall kampion në sezonin 2022/23. Kurse me “xehetarët” fitoi Superkupën e Kosovës të vitit të kaluar.
Larry Thomas luan në pozitën e organizatorit dhe pritet të jetë vlerë e shtuar për Yllin, i cili synon t’i rikthehet trofeve këtë sezon./Arbresh.info
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...