Kosova U17 e ka përfunduar raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian me një humbje të thellë 8:3 ndaj Hungarisë.
Ndeshja është zhvilluar të shtunën në Queluz të Portugalisë, ku futbollistet e reja të Kosovës kanë arritur të bëjnë vetëm rezistencë të pjesshme ndaj kundërshtareve. Me këtë rezultat, Kosova e ka mbyllur garën në vendin e fundit të grupit dhe do të rikthehet në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Në këtë ndeshje, Anisa Meha ka realizuar dy gola për Kosovën, ndërsa një tjetër e ka shënuar Reina Halili.
Kjo ka qenë humbja e tretë për Kosovën në këtë fazë të kualifikimeve. Më 1 mars, kosovaret pësuan humbje të rëndë 8:0 nga Spanja, ndërsa më 4 mars janë mposhtur 3:0 nga Portugalia.
Në raundin e parë kualifikues për Euro 2026, Kosova kishte garuar në Ligën B dhe si e dyta në grup kishte arritur të kalojë në Ligën A për raundin e dytë.
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK