Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka gjetur golin e radhës në La Liga me skuadrën e tij, Mallorca.
Mallorca ka shënuar golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Osasuna, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Edhe kësaj radhe për skuadrën mysafire shënues ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi bëri presion te portieri duke e detyruar të gaboj dhe duke shënuar në minutën e 35-të për epërsinë 0-1.
Ky ishte goli i 17-të për sulmuesin prizrenas deri tani këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C