Golden Eagle Ylli ka ndërprerë marrëveshjen e bashkëpunimit me tre lojtarë, njëri ndër ta kryesori deri më tani në triumfet e kësaj skuadre.
Bëhet fjalë për Terrell Brown, Zach Goodline dhe Jakorie Smith, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra suharekase përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Pas një marrëveshjeje të dyanshme, kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin me lojtarët Zach Goodline, Jakorie Smith dhe Terrell Broën. Klubi shpreh mirënjohjen e tij për kontributin e tyre dhe ju uron suksese të shumta në karrierën e ardhshme!”, shkruhet në njoftimin e Yllit.
Basketbolli në Kosovë pritet të kthehet në aksion fillimisht ditën e enjte me takimin e mbetur nga xhiroja e nëntë mes Borës dhe Sigal Prishtinës.
Kurse në fundjavë zhvillohet xhiro e 10-të, me Yllin që do të jetë mysafire e Sigal Prishtinës në kryeqytet.
Pas nëntë ndeshjeve skuadra nga Suhareka numëron pesë fitore e katër humbje teksa aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në klasifikim./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë