Legjenda e Champions League, Wesley Sneijder, kritikoi ashpër nivelin e ndeshjes gjysmëfinale mes Arsenalit dhe Atletico Madridit, duke sugjeruar se UEFA duhej ta kishte ndaluar takimin pas vetëm 35 minutash.
Edhe pse Gunners fituan 1-0 në Emirates dhe siguruan një kualifikim 2-1 në total, Sneijder mbeti i pakënaqur nga ajo që pa.
Në një intervistë për Ziggo Sport, holandezi ironizoi se UEFA duhej të ndërhynte dhe të ndalonte ndeshjen para pushimit të pjesës së parë.
“Pas 35 minutash, UEFA duhet të ndërhyjë. Të thërrasin Londrën: të dyja ekipet jashtë fushe, dhe finalja do të luhet nesër mes Bayernit dhe PSG-së,” tha Sneijder.
Ai shtoi se Atletico e la topin Arsenalit dhe se skuadra londineze kishte kontroll të madh mbi lojën.
Sneijder nuk e ndaloi kritikën vetëm tek ndeshja, por përmendi edhe mungesën e yjeve të vërtetë në ekipin e Artetës.
“Arteta meriton një statujë, thjesht nuk ka lojtarë të klasit të lartë, dhe me këtë skuadër ia ka dalë të mbajë Atletico pas,” tha ai.
Megjithatë, Arsenal vazhdon pa humbje në këtë Champions League dhe ka pësuar vetëm gjashtë gola në 14 ndeshje.
Tani, Arsenal do të udhëtojë për në Budapest për të përballuar fituesin e përballjes mes PSG-së dhe Bayernit, një sfidë historike ku Arteta dhe skuadra e tij janë vetëm 90 minuta larg mundësisë për të ngritur trofeun e parë evropian./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...