Derisa spekulimet rreth të ardhmes së Unai Emery si trajner i Paris Saint-Germainit vazhdojnë të rriten, njëri prej futbollistëve të tij duket se e ka konfirmuar largimin e tij në verë.
Thomas Meunier ka folur në një konferencë për media teksa është në detyrë me kombëtaren belge, kur e ka zbuluar fshehtësinë rreth së ardhmes së Emery.
“Pres të shoh se çfarë do të ndodhë sepse shumë gjëra do të ndryshojnë, si për shembull trajneri”, ka thënë ai.
“Ka mundësi që vitin e ardhshëm të luaj më shumë dhe duhet ta shfrytëzoj këtë. Nuk do të kem presion, në PSG jam përmirësuar”, shtoi ai.
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C