Mbrojtësi i Milanit, Matteo Gabbia, ka pranuar se situata është ‘qartësisht e keqe’ në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tretë radhazi që i lë ata në pozitën e nëntë në Serie A.
‘Rossonerët’ tashmë ishin duke kaluar në vështirësi të madhe para duelit ndaj Lazios në ‘San Siro’, pasi së fundmi u eliminuan nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve.
Ata gjithashtu pësuan dy disfata radhazi në kampionat ndaj Torinos dhe Bolognas.
Mbrëmë (e diel) ata e pësuan sërish, kësaj radhe nga Lazio që triumfoi me rezultat 2-1 falë një penalltie të realizuar nga Pedro në minutën e 98-të.
Gabbia foli para gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe u pyet se si është atmosfera brenda dhomës së zhveshjes.
“Qartësisht e keqe. Është e vështirë të flasim për këtë, situata nuk është pozitive dhe është e vështirë të gjejmë një përgjigje”.
“Ka hidhërim, por ne duhet të tentojmë ta shtypim butonin e pushimit. Mund të tingëllojë si klishe, por ne duhet të sigurohemi që sezoni të përfundojë në një notë tjetër”.
“Rezultatet nuk po vijnë dhe ne duhet të tentojmë te mbetemi të bashkuar, t’i japim fund këtij sezoni me krenari”, ka thënë Gabbia.
Kujtojmë se ultrasit e Milanit ‘Curva Sud’, organizuan një protestë dhe për këtë arsye stadiumi ishte i zbrazët për 15 minuta dhe pastaj filluan me ofendime ndaj pronarit Gerry Cardinale dhe lojtarëve gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes./Telegrafi/
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës