Sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque, nuk ka marr pothuajse asnjë mundësi që të tregojë atë që di të bëjë më së miri, por duket se tani është i destinuar që të largohet nga klubi pas vetëm gjashtë muajve.
19-vjeçari nuk ka arritur që ta bind trajnerin e ri Hansi Flick se e meriton qëndrimin tek Barcelona, andaj largimi duket opsioni më i mirë për të dyja palët.
Roque e hodhi poshtë mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite këtë verë, por gazeta Sport tani po raporton se ai është i etur të transferohet tek Lazio.
Klubi italian kishte ofruar 20 milionë euro për 50 për qind të kartonit të tij, por duket se kjo nuk mjaftoi për të joshur drejtuesit e klubit blaugranasit, pasi e konsideruan ofertën si shumë të ulët.
Sidoqoftë, tani thuhet se në rast se të dy klubet arrijnë të gjejnë akordin mes vete, ai është i hapur që të kalojë në Serie A.
Barcelona tashmë e ka pranuar se blerja e tij ishte një gabim dhe po mundohen që ta shesin atë për shumën e njëjtë për të cilën e transferuan.
Arsyeja pse braziliani u transferua tek Barça ishte kryesisht për shkak të moshës së Robert Lewandowskit dhe se në atë kohë klubi nuk ishte në gjendje aq të mirë financiare, sa ta përballojë transferimin e një sulmuesi të nivelit botëror./Telegrafi/
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin