Komuna e Obiliqit ka njoftuar se emë 4 dhe 5 qeshor 2026,nga ora 08;00 deri në ora 17;00, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në një segment të rrugës “ Hasan Prishtina”
Sipas njoftimit, bllokimi bëhet për shkak të punimeve në kuadër të mirëmbajtjës dhe sanimit të infrastukturës rrugore urbane.Punimet përfshijnë rregullimin dhe nivelitetin e pusetave të rrjetit në kanalizim, si dhe sanimin e gropave dhe dëmtimeve në asfalt.
Për të lehtësuar qarkullimin, trafiku do të devijohet nëpër rrugët alternative të qytetit. Nga ana veriore, automjetet do të orientohen përmes rrugës “Pjetër Bogdani” dhe degëzimeve lidhëse, ndërsa nga ana jugore përmes rrugëve “Vëllezërit Frashëri”, “Vëllezërit Gërvalla” dhe segmenteve rrethuese.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të tregojnë mirëkuptim, të respektojnë sinjalistikën e përkohshme rrugore dhe të lëvizin me kujdes gjatë zhvillimit të punimeve./Arbresh.info
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet