Mesfushori i Hull Cityt, Ryan Mason, është detyruar të pensionohet në moshën 26 vjeçare.
Kjo për shkak të frakturës në kafkë që kishte pësuar në vitin 2017 në takimin ndaj Chelseat gjatë një dueli me Gary Cahill.
Mason ishte operuar me sukses pas lëndimit, por nga rrezikshmëria e madhe është e pamundur të vazhdon profesionin si futbollist.

“Kam punuar shumë që të jem në gjendje për t’u kthyer në fushë. Fatkeqësisht pasi u këshillova me ekspertë të mjekësisë dhe nuk kam opsion tjetër vetëm të pensionohem. Kjo pasi nëse luaj rreziku është i madh”.
“Jam falënderues për gjithë dashurinë dhe përkrahjen”, ka shkruar Mason në Instagram.
Anglezi filloi karrierën te Tottenhami dhe në verën e 2016 kishte kaluar te Hulli për një shumë rekorde 13 milionë funte (14.6 milionë euro).
Hull City aktualisht është pjesë e Championshipit (ligës së dytë angleze).
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...