Lecce ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Ylber Ramadanin, duke aktivizuar klauzolën e rinovimit të kontratës edhe për një sezon tjetër.
Lajmi wshtw bwrw i ditur nga gazetari italian Nicolo Schira, i cili bën me dije se mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Lecces deri në verën e vitit 2027.
Ramadani ka zhvilluar 86 ndeshje me fanellën e Lecces, duke realizuar dy gola dhe një asistim, teksa ka qenë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës.
Në Serie A, 29-vjeçari spikat edhe për intensitetin fizik, duke qenë ndër futbollistët me më shumë kilometra të përshkuara deri më tani.
Ai iu bashkua Lecces nga Aberdeni në verën e vitit 2023./Arbresh.info
🚨 Excl. – #Lecce have triggered the option to extend Yilber #Ramadani will extend his contract with giallorossi until 2027. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 18, 2026
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...